-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat/ Alibeaj: U rikonfirmova në detyrë! Açka kërkon Bashën

Kryesoret

Zyra e shtypit të grupit të demokratëve, ka njoftuar se Enkelejd Alibeaj është rikonfirmuar në detyrë si kreu i grupit parlamentar.

Sipas tyre, u bën 34 ftesa për një dark formale para nisjes së Parlamentit, por vetëm 20 prej tyre morën pjesë.

8 të tjerë kishin konfirmuar se mund të konsiderohen pjesë e mbledhjes, por për shkak se ishin jashtë vendit. Në rast të çdo vendimi kanë konfirmuar online përmes aplikacionit të “whatsapp”. Në këtë takim ishte pjesëmarrja e disa deputetëve që deri më sot nuk kishin marrë pjesë në mbledhje si Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj apo Helidon Bushati.” ka njoftuar zyra e shtypit.

Deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar rikonfirmimin e Alibeajt në krye të grupit dhe sipas njoftimit 28 deputetë dhanë përgjigje pozitive.

Është diskutuar edhe nevoja e ngritjes së një minikryesie përfaqësuese për organizimin e punës dhe axhendës parlamentare të deputetëve.

Në sesionin e ri pritet të ketë edhe ndryshime sa i përket përbërjes së deputetëve në komisione.” u tha në deklaratë.

Në mbledhjen e djeshme është diskutuar pakënaqësia që deputetët kanë pasur me Sorina Kotin, deputeten e Korçës, e cila është nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë. E cila që prej fillimit është pozicionuar në krah të Berishës. Është marrë në konsideratë zëvendësimi i saj në postin e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë. Ajo është akuzuar gjatë mbledhjes se nuk informon deputetët për zhvillimet në Komision.

Bashën e kemi koleg. Ai ka një kontribut dhe si koleg, si deputet mund të ketë një kontribut në grupin tonë si deputet. Nuk duhet të kemi asnjë shqetësim nga prezenca e z. Basha. Eksperienca e tij është e nevojshme për grupin parlamentar”, mësohet të ketë thënë Flutura Açka.

Tomor Alizoti, Grida Duma, Ervin Salianji, Zef Hila, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj dhe Xhelal Mziu nuk kanë pranuar ftesën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit