Një 46-vjeçar është arrestuar në Peshkopi këtë të premte, pasi dyshohet se plagosi me armë një 45-vjeçar.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri Agron Delishi është transportuar me helikopter drejt Tiranës, ndërsa është vënë në pranga Besnik Selxhaferi
Njoftimi i policisë
Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.