-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitësit, me leva e doreza sulmojnë shtëpinë e yllit të Realit

Kryesoret

Futbollistët janë kthyer në objektiv të grabitësve në Spanjë, pas Obamejang, tashmë ka qenë Dani Karvahal që ka rënë pre e një tentative grabitjeje.

“Guardia Civile” në Spanjë ka bërë me dije se ka çelur një hetim për një tentativë grabitje në dëm të mbrojtësit të Realit të Madridit Dani Karvahal.

Sipas asaj çfarë ka bërë me dije “El Confidencial”, ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 të 30 gushtit, kur një grup grabitësish të pajisur me leva dhe doreza hekuri kanë tentuar të futen në shtëpinë e Karvahalit.

Por këtë herë plani nuk ka funksionuar, pasi në shtëpi ka rënë alarmi, duke bërë që tre grabitësit të largohen. Vetë Karvahal e ka denoncuar rastin në policinë e Madridit, që po punon për identifikimin e grabitësve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit