-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bosi i kriptomonedhave sot para gjykatës, Turqia në pritje të ekstradimit

Kryesoret

Del sot para gjykatës në Elbasan për t’u njohur me masën e sigurisë bosi turk i kriptomonedhave Faruk Fatih Özer.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Turqia për mashtrim, ndërsa u arrestua në një hotel në Palasë.

Nga informacioni rezulton se Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete digjitale, ky i arrestuar ka mbyllur platformën dhe mediat sociale dhe është larguar nga territori turk më datë 20.04.2021.

Për këto arsye Faruk Fatih Özer është shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qëndrore të Interpol Ankara.

Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj këtij shtetasi, kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij. Menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.

Faruk Ozer rezultoi të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar. Ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Ndërkohë përmes një postimi në Tëitter, Ozer mohoi asokohe akuzat, ku theksonte se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh.

Seanca në gjykatën e Elbasanit do të nisë në orën 09:30.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit