-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I ngacmuan seksualisht vajzën e mitur, babai rrëfen historinë

Kryesoret

Një person i moshës mbi 30-vjeçare nga një fshat i Istogut është arrestuar me dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë, mosha e të cilës është 9-vjeçare.

Mësohet se ngacmimi kishte ndodhur në rrjetin social ‘Instagram’ dhe viktima ishte ngacmuar gjatë orëve të natës.

Prindi i saj kishte denoncuar rastin në stacionin e policisë në Fushë Kosovë dhe personi është arrestuar 19 ditë pas raportimit të rastit në polici.

Në një intervistë për Kallxo.com, babai i vajzës së mitur tregon se si e kishte raportuar rastin në polici.

Ai bëri të ditur se në telefonin e vajzës kishte parë fjalë denigruese.

“Si prind i vajzës sime, gjatë kontrollit të telefonit të saj, kam parë që ka mesazhe denigruese nga një person, drejtuar ndaj një vajze të mitur, me fjalë të pista , me fjalët më denigruese që mund t’i dëgjosh ndonjëherë dhe për këtë rast i jam drejtuar autoriteteve”, ka deklaruar babai i vajzës.

Tutje, ai potencon se personi i dyshuar kishte kërkuar nga vajza e tij që t’ia tregoj organet gjenitale.

Ai madje theksoi se  kjo është vepër përtej penales.

Sipas tij,  nuk e mbush këtë boshllëk as ligji penal i Kosovës.

Babai i vajzës konfirmoi se personi i dyshuar është i moshës madhore.

“Sipas informacioneve që i kam po është i moshës madhore, më tutje nuk kam informacione, këtë punë e kanë organet e rendit”, tha ai.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që raste të tilla të raportohen më kohë. “Është shumë e rëndësishme raportimi me kohë, sa më e rëndësishme edhe për parandalim të këtyre gjërave sa më shpejt, por edhe për organet e rendit është shumë më me rëndësi për gjetjen e menjëhershme të kryesit të veprave penale përmes metodave të tyre”, ka shtuar me tej babai i vajzës. /Kallxo.com

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit