-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ndalen të shtënat! Atentat ndaj dy policëve në Vlorë

Kryesoret

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë.

Një shtetas ka qëlluar me armë drejt policit të parullës së Vlorës dhe policit kufitar të Sarandës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Partizani” të Vlorës. 

Mësohet se dy punonjësit e policisë nuk ishin në shërbim gjatë momentit kur është qëlluar ndaj tyre.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit