Ismet Çekorja u qëllua për vdekje në derë të shtëpisë. Ngjarja ndodhi në mes të ditës.
Autorët po e prisnin dhe sapo e panë në derë të shtëpisë zbrazën armën.
58-vjeçari është i ati i Bajram Çekorjes, i shpallur në kërkim për atentatin e 25 gushtit.
Dyshohet se ngjarja e sotme është hakmarrje për plumbat e të birit.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes sapo mori informacionin, por autorët u zhdukën.
RENEA, FNSH dhe policia lokale kanë rrethuar zonën duke bllokuar kryqëzimet me postblloqe.
Por deri tani nuk ka asgjë nga autorët që janë zhdukur.