Një 46-vjeçar shqiptar është zhdukur para pesë ditësh në Rodos të Greqisë. Mediat greke raportojnë se deri më tani nga kërkimet e bëra nuk ka pasur asgjë shenjë
Celulari i tij mbetet i fikur, ndërsa shqetësim shkakton fakti që makina e tij u gjet e braktisur afërsisht dy kilometra larg shtëpisë së tij – në zonën e komunitetit Kalythion.
Informacionet thonë se 46-vjeçari ka qenë me miqtë e tij pasditen e së dielës, ndërsa në mbrëmjen e së njëjtës ditë ka pasur një takim të planifikuar me një klient, në një njësi hoteliere në Rodos. Nga kontrolli i bërë në kamera, u konstatua se 46-vjeçari është drejtuar drejt kësaj zone.
Policia ka kontrolluar të gjitha portat e daljes nga ishulli, por pa rezultat. Njëkohësisht po merren në pyetje edhe personat me të cilët 46-vjeçari ka pasur transaksione financiare dhe profesionale. Gjithashtu dhe familjarët e të zhdukurit janë vënë në kërkim në vendet që ai frekuentonte në shumë