-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DALIN PAMJET/ Grushte dhe kacafytje! Sherri mes dy vëllezërve para vrasjes së dyfishtë

Kryesoret

Disa ditë më parë, Tirana u trondit nga një vrasje e dyfishtë, pasi Arsen Muskurti, vrau me armë vëllain dhe gruan e tij.

Çifti Muskurti u vra brenda një agjensie turistike, që e menaxhonin të dy. Autori i vrasjes së dyfishtë Arsen Muskurti, u arrestua pak orë më vonë dhe e pranoi krimin. Gjithashtu, ai nuk u shfaq aspak i penduar në Gjykatë.

Pas ngjarjes u mësua se konflikti për pronën dhe një borxh pre 150 mijë eurosh ishin arsyeja e vrasjes së dyfishtë.

Arseni dhe Dritani (viktima) ishin konfliktuar shumë herë me njëri-tjetrin dhe ngjarja ishte denoncuar edhe në polici, por kjo e fundit nuk e parandaloi dot krimin e dyfishtë.

JOQ ka publikuar disa pamje nga një sherr mes Arsenit dhe Dritanit në një nga bizneset e autorit të ngjarjes.

Siç shihet nga fotot, Dritani (viktima) ka dashur të sulmojë me grushta Arsenin, por që mbahet nga dy persona, një burrë dhe një grua, ndërsa një grua tjetër qëndron në këmbë.

Ndërkohë në një plan tjetër evidentohet se Dritani i ka shkuar shumë afër Arsenit në tavolinën e tij të punës.

Disa ditë më parë u publikuan pamjet të filmuara nga ambjentet e brendshme të vendit ku ndodhi krimi, ku vëllai vrau vëllain dhe kunatën e tij.

E para është qëlluar Nora Muskurti, e cila qëndronte në këmbë pas bashkëshortit të saj. Goditja është kryer nga një distancë e afërt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit