-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngacmoi të miturën, arrestohet 76-vjeçari në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar një 76-vjeçar pasi është shpërndarë në rrjetet sociale një video ku ai ngacmon seksualisht .
Uniformat blu njoftojnë se i moshuari akuzohet për veprën penale “Vepra të turpshme”. Kujtojmë që vetëm para një jave një e mitur në Prishtinë ra preh e përdhunimin nga 5 meshkuj për 7 orë.

Reagim i DVP Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një rast denoncimi të një shtetasi që kryen vepra të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas transmetimit të pamjeve, menjëherë kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin Sh. C., 76 vjeç, banues në Tiranë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan me inicativë shtetasin Sh. C., për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët, për bashkëpunimin, dhe i fton që të vazhdojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast paligjshmërie që ata evdientojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit