Hapet me një sistem të ri kalimesh një nga portat hyrëse dhe dalëse më të rëndësishme të kryeqytetit, nënkalimi te TEG-u.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm. Ai tha se kjo vepër e re infrastrukturore çliron ngërçin e madh.
“Kjo ishte krijuar nga rritja e ndjeshme e trafikut dhe garanton lëvizjen e pandërprerë të automjeteve në autostradën Tiranë – Elbasan.
Kjo krijon mundësinë për hyrje-dalje nga autostrada Tiranë–Elbasan për Unazën e Madhe të Tiranës.
Si edhe hyrje-dalje nga autostrada Tiranë–Elbasan për zonën e banuar në Kodrat e Saukut dhe fshatrat Baldushk e Petrelë” tha Rama.