-sidi education-spot_img
14.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosi me armë Agron Delishin dje, arrestohet autori, Besnik Selxhaferi

Kryesoret

Policia ka arrestuar autorin e plagosje së Agron Delishit. Besnik Selxhaferi, së bashku me një tjetër person, i cili është në kërkim gjatë një sherri banal ka plagosur Delishin.

Ngjarja ka ndodhur në Dibër dhe Delishi është transportuar me helikopter drejt sipatli t të Traumës pasi i rrezikohej jeta nga plagët e marra.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në qytetin e Peshkopisë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.L., 42 vjeç, menjëherë bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin B. S., 47 vjeç, banues në Peshkopi, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasin E. S., 29 vjeç, bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin F. L., 31 vjeç, pasi gjatë konfliktit ka goditur me grushta shtetasin N. S., 62 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit