Ismet Çekorja, 58 vjeç u ekzekutua ditën e djeshme në mes të qytetit të Shkodrës. Ai u nxor në prit nga një person ende i paidentifikuar dhe më pas u ekzekutua.
Dy ditë para vrasjes ai në një deklaratë për media mbrojti djalin e tij në lidhje me një tjetër atentat të ndodhur. Bajrami, i biri tentoi të vriste Alban Bruçin dy javë më parë me 20 plumba. Ky i fundit fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.
Çekorja ndodhej vetëm pak metra larg banesës dhe po pinte birrë kur autorët kanë shtënë në drejtim të tij.
Policia ka bërë me dije se janë shoqëruar në polici Alban Bruça dhe babi i tij, si dhe se autori është kapur nga kamerat e sigurisë.
Ai ka qëlluar nga një motor në lëvizje dhe ishte me skafandër.