Një 18-vjeçar u arrestua në Tiranë nga policia. Ai akuzohet për vjedhjen e një makine.
Dje te sheshi “Univers” në rrugën “Mikel Maruli” ai i vodhi makinën një vajze me inicialet D. Sh. 26 vjeçe.
Ajo e kishte lënë të ndezur dhe kishte zbritur. I riu u fut me shpejtësi dhe u zhduk.
Por arratia ka zgjatur shumë pak pasi është arrestuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.