-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Kosova jep ndihmë dhe mbështetje, Rama grabit dhe vjedh qytetarët

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka bërë një krahasim të ndihmës ekonomike qe jep Kosova, ndërkohë që ka akuzuar qeverinë se ka lënë në harresë shtresat në nevojë.

“Kjo është ndihmë e vërtetë!

Kosova për rritjen e çmimeve jep:

1-100 euro shtesë në muaj për çdo pensionist!

2-100 euro shtesë në muaj për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike.

3-100 euro shtesë në muaj për studentët

4- rritje 100% pra dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

5 -50 euro në muaj për nënpunësit e administratës publike.

Kurse Edi Rama:

Për çmimin më të lartë te naftës dhe ushqimeve në Europë jep:

1-Qindra milionë euro që ju grabit qytetarëve me rritjen e çmimeve i ndan me klientelën e tij të djegësave dhe PPP.

2- 4,000,000€ për të kënaqur xhepin dhe syrin në oborrin e zyrave të tij.

3- Udhëtime 150-300 mijë euro me avion në dispozicion.

4- Rikthen bixhozin dhe bastet për të lumturuar klanin e tij familjar.

Dy filozofi:

E para, e ndihmës dhe mbështetjes dhe

e dyta, e grabitjes dhe vjedhjes së qytetarëve!”, shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit