Ka nisur këtë të hënë sesioni i ri parlamentar pas pushimeve të verës.
Edhe pse situata politike në vend është e nxehtë dhe PD ende nuk është e unifikuar, deputetet janë parë të qetë teksa janë futur në parlament.
Sali Berisha ka mbërritur në parlament, i buzëqeshur dhe i shoqëruar nga dy deputetët Albana Vokshi dhe Flamur Noka.
Ndërkohë ish-kreu i PD Basha shihet i vetëm, teksa përshëndet gazetarët.