Dy socialistët, Erion Braçe dhe Fidel Ylli janë “përplasur” me replika për rikthimin e basteve. Ish-zv/ kryeministri tha pak ditë më parë se kjo është marrëzi pa fund.
“Nga “fundi i marrezise” tek “marrezia pa fund”; të njëjtët njerëz- te njëjtët udhëheqës, te njëjtët vendimmarrës.
Por edhe te njëjtët palaço qe kane marre peng sportin, flasin ne emër te sportit dhe përdorin sportin për bastet e tyre!” tha socialisti.
Ish-kolegu i tij në grupin parlamentar, tashmë në krye të KOKSH-it, Fidel Ylli i ka kthyer një përgjigje të fortë.
“Nuk bëhet sport vetëm në Tiranë, por edhe në Tropojë, Dibër, Burrel, dhe do ta shikoni se ekipet nëpër shkolla do të gëlojnë në palestra.
Komenti im është ky. Nuk mund të analizoj se ça ka thënë ish-zëvendëskryeministri që e kishte për detyrë për t’i mbyllur në kohën kur lulëzonte.
Ne themi që të jenë të kontrolluara dhe paratë t’i kontrollojë shteti. Unë i them zotit Braçe dhe Braçeve të tjerë të marrin ligjet europiane.
Iu them po Franca mos është e marrë që ka ligjet e basteve. Po Gjermania, Italia, janë të marra që kanë kompani bastesh.
Ne themi t’i kontrollojë shteti dhe t’ia japë rinisë”, tha Ylli.