-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja mizore në Greqi, shqiptari: S’kam gisht në ngjarje, ja ku gabuan hetuesit

Kryesoret

Ledion Brakaj, 36-vjeçari që u arrestua një muaj më parë në Maltë pretendon se hetuesit kanë gabuar në verifikimin e gjurmës së gishtërinjve.

Ai akuzohet nga autoritet greke për vrasjen e dyfishtë të pronares së një biznesi suvenirësh dhe nipit të saj në vitin 2015 në ishullin grek të Aeginës. Ai u arrestua pas një urdhëri ndërkombëtar ndalimi dhe refuzoi ekstradimin drejt Greqisë.

Avokati i tij ka kërkuar të rikonfirmohen gjurmët e gishtërinjve, pasi shtetit grek ka përdorur një mënyrë të vjetër, e cila ka nxjerr në përfundime të gabuara.

“Jo vetëm që sistemi është arkaik, por në raportin e ekspertit ai nuk tregon në asnjë mënyrë se si është bërë analiza krahasuese, modus operandi apo teknikat e përdorura për të arritur në përfundimet e tij”, argumentuan avokatët.

Autopsia arriti në përfundimin se dy viktimat ishin rrahur aq egërsisht sa kishin pësuar fraktura dërrmuese në të gjithë trupin e tyre dhe se u ishte vënë flaka teksa ata ende po merrnin frymë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit