-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drithëruese/ Hamzai: Bajoneta dhe pistoleta, si nisi sherri deri në vrasjen e vëllait

Kryesoret

Arsen Muskurti i njohur edhe me emrin Hamza në rrëfimin para prokurorit dhe oficerëve të policisë gjyqësore ka treguar me detaje sherrin që çoi në vrasjen e vëllait dhe kunatës.

Gjithçka ka nisur në 2017. Përplasjet verbale kaluan në kërcënime direkte dhe me SMS, por edhe përleshje fizike. Në fund, vulën ia vendosi fletë thirrja nga gjykata.

“Me Dritanin dhe Nora Muskurtin kam pasur probleme të vazhdueshme prej vitit 2017, për shkak se ai ka qenë një person që nuk pranonte kërkesë llogarie, arrogant dhe ishte kërcënues ndaj meje. Për këtë shkak, unë kam bërë edhe kallëzim në komisariat. Duke u mbledhur në të gjitha këto probleme, pësova tronditje. Mora armën dhe shkova në agjenci për t’u sqaruar.

Sapo kam hyrë i kam drejtuar armën dhe i thashë: “Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babanë. Ai m’u përgjigj me fjalët “dua ta bëj”. Atëherë kam qëlluar me armë drejt Dritanit dhe nuk di ç’kam bërë me tej.

Jam larguar për te dyqani im që e kam pranë vendit të ngjarjes dhe kam futur armën në kasafortë. Më pas kam shkuar në shtëpinë time në rrugën ‘5 Maji’. Jam ndërruar dhe kam kontaktuar avokatin tim. Rrobat e krimit i kam hedhur në një kazan plehrash”.

Në tetor të vitit 2018, në dyqanin që unë dhe Dritani kishim në bashkëpronësi, ai ka dashur të më vrasë mua me anë të një bajonete, ngjarje për të cilën kam bërë kallëzim në komisariat. Ka vijuar edhe pas kësaj ngjarje kërcënimet ndaj meje, bashkëshortes sime E.

Përmbajtja e mesazheve ka qenë kryesisht ‘do ju vras’, ‘do ju pres’ etj. Kjo ka vijuar në mënyrë të përsëritur deri ditën e vrasjes. Më 30 gusht jam komunikuar nga posta për një fletëthirrje nga Gjykata Civile për një ‘Urdhër Mbrojtje’.

Dritani më kërkonte një vlerë monetare të padrejtë ku ka falsifikuar dokumente, firmën time ku dhe kemi kërkuar ekspertimin kaligrafik. Ishim në një proces gjyqësor. Kam pasur një tronditje të rëndë psikike, duke i mbledhur të gjitha këto probleme pa ditur pasojat që do të vinin më pas” tha ai.

Dritan dhe Nora Muskurti u ekzekutuan pak ditë më parë në Tiranë në biznesin e tyre nga Arseni pas konflikteve për borxhet dhe pronën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit