-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurthi i borxhliut i mori jetën, vëllai i biznesmenit tregon detajet tronditëse

Kryesoret

Mbledhja e borxheve i mori jetën biznesmenit shqiptar, Xhani Topallit në Greqi. Vëllai i tij ka folur për mediat greke, ku ka treguar për borxhet dhe vrasjen.

Ai është shprehur se ishte në dijeni për borxhin që pronari i hotelit në Rodos, i kishte të vëllait. Përmes lotësh ai tregoi se i vëllai ishte familjarë i rregullt dhe se i kishte treguar për të gjitha borxhet që kishte.

Vëllai im ishte një profesionist korrekt dhe familjar. Të gjithë e njihnin dhe të gjithë e donin. Dija gjithçka për mosmarrëveshjet që kishte me pronarin e hoteli që i moti jetën. Jemi të tronditur. Për fat të keq e kuptuam që në ditën e parë që u zhduk se diçka e keqe do t’i kishte ndodhur. Ne po vajtojmë Xhanin”, ka thënë ai.

Pronari i hotelit ka rrëfyer ngjarjen pasi është zbuluar. Ai ka treguar se shqiptari i kishte shkuar në hotel për t’i kërkuar lekët që i kishte borxh.

Sipas tij, Topalli ishte i dehur dhe e kishte fyer e ofenduar. Greku shfajësohet duke thënë se veproi për të mbrojtur djalin e tij. Nuk përjashtohet fakti që greku ta ketë futur në kurth duke e provokuar.

Ai erdhi në hotel. Ishte i dehur. Më shau, ofendoi dhe nisi të më sulmonte djalin. Unë dola përpara për të mbrojtur djalin pasi e ka sulmuar duke e goditur.

I shtyrë nga instinktet mora një litar, e shtrëngova në qafë dhe e hodha poshtë. Më pas e zhveshën, ia hodhëm rrobat dhe e çuam trupin në një rrugë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit