Pas fitores së zgjedhjeve Liz Truss është uruar nga politikan të vendeve të ndryshëm. Një urim i përzemërt i ka shkruar edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Ai ka thënë se pret me padurim të punojë me Truss përfshirë edhe në arritjen e njohjes reciproke me Serbinë.
“Urime lideres së re të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar Liz Truss. Pres me padurim të punoj me Kryeministren Truss për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, përparimin ekonomik, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sigurinë e shtuar përballë agresionit rus”, ka shkruar Kurti.
Congratulations to new UK Conservative Party Leader @trussliz. I look forward to working w/ PM Truss on shared values & priorities, including rule of law, economic progress, mutual recognition between Kosova & Serbia, and enhanced security in the face of Russian aggression. pic.twitter.com/tbnL82EgQQ
— Albin Kurti (@albinkurti) September 6, 2022