Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, dje në sesionin e ri parlamentar kërkoi nga qeveria miratimin e paketës së dytë anti-krizë.
Ai tha se këtë të martë do të çohen në Gjykatën Kushtetuese ligjet mbi të cilat funksionon Bordi i Transparencës për vendosjen e çmimeve të karburanteve.
Ligjvënësit e opozitës argumentojnë se akti normativ i qeverisë është miratuar në kuvend në shkelje të procedurës parlamentare.
Gjithashtu në padi thuhet se akti normativ është nxjerr në kundërshtim me nenin 101 të Kushtetutës.
Deputetët e PD-së argumentojnë se akti normativ që ngriti Bordin e Transparencës , cënon edhe lirinë e veprimtarisë ekonomike.
Prandaj PD-ja i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizojë menjëherë aktin normative që ngriti Bordin e Transparencës.