Prokuroria ka përfunduar marrjen në pyetje të autorit të vrasjes së biznesmenit italian Fatmir Ara. Marrja në pyetje ka zgjuar rreth 17 orë, më pas autori është dorëzuar dhe ka pranuar krimin.
Autori, një punëtor, 30-vjeçar u ka treguar hetuesve vendin ku ndodhej telefoni i viktimës si dhe mjetet e tjera që janë përdorur për krimin e rëndë.
I dyshuari është identifikuar edhe përmes kamerave video survejuese, por hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e motivit të krimit dhe aspekte të tjera të ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar, një palë doreza, telefonin e viktimës si dhe armën, tip pushkë që u përdorë në krim.