-sidi education-spot_img
18.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në aksin Laç–Patok, humb jetën 37-vjeçari

Kryesoret

Një 37-vjeçar ka ndërruar jetë pas përplasjes së ciklomotorit që drejtonte me një automjet në Laç–Patok.

Drejtuesja e automjetit, 33-vjeçarja A. S., është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen A. S., 33 vjeçe, banuese në fshatin Grëz, Fushë-Kuqe, Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Rreth orës 13:00, të datës 02.06.2026, në aksin rrugor Laç–Patok, automjeti që drejtonte 33-vjeçarja është përplasur me një ciklomotor, me drejtues shtetasin L. T., 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. T. u dëmtua rëndë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku, rreth orës 18:40, ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit