Presidenti slloven, Borut Pahor, Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel, pasi nuk ekziston alternativ për Asociacionin e komunave serbe.
Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë.
“Kosova dhe Sllovenia kanë shumë këndvështrime të njëjta për çështjet problematike në botë, por kemi edhe dallime. Një prej tyre është për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Një nga marrëveshjet është për Asociacionin. Presidentes Osmani i kam thënë që, ndonëse mbështes Gjykatën Kushtetuese. Pres të gjendet një zgjidhje për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Përderisa nuk ka propozime dhe alternativa, vlen marrëveshja e arritur më parë”.
Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
Osmani, në anën tjetër, ka thënë se Kosova ka zbatuar 99 për qind të marrëveshjeve të arritura me Serbinë në Bruksel, por për çështjen e Asociacionit vlen vendimi i Gjykatës Kushtetuese.