Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me misioni e UNMIK-ut.
Ai është shprehur se organizata e ka përfunduar misionin në Kosovë dhe se prezenca e Ziadeh vetëm sa ka sjellë të mira.
“I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit. Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën,” ka shkruar ai në Twitter.
I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit.Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën. pic.twitter.com/H9nIQ9ZyU0
— Edi Rama (@ediramaal) September 7, 2022