-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ Shehu, me tone të larta: Nëse doni, i vëmë çelësin Parlamentit

Kryesoret

Pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, hapi votimin ende pa mbaruar diskutimi, deputeti i PD, Tritan Shehu ngriti zërin e revoltuar.

Sipas Shehut, në këtë Parlament po abuzohet me rregulloren. Ndërsa me zë të larta tha nëse vazhdohet kështu më mirë të mbyllet parlamenti dhe pastaj të shikohet si bëhet përballja.

“Është trup i botës, tha Shehu, që ne nuk kemi mbaruar fjalën ju votoni”.

“Nëse dikush nuk do të dëgjojë është i lirë të largohet. Ky është parlamenti. Unë flas për qytetarët në radhë të parë, flas për këtë abuzivitet, për këtë shkelje të rregullores për këtë që po bën salla e parlamentit që duhet të ishte tempulli i demokracisë, i respektit, i vlerësimit dhe jo denigrimi i autoritetit të deputeteve.

Mjaft me këto gjera. Nëse doni ta shkatërrojmë këtë sallë dhe këto debate që janë formale, hajde ti vëmë çelësin parlamentin.

Ta mbyllim dhe të ikim të gjithë dhe pastaj të shohim si bëhen punët në Shqipëri, e shikoni mirë pastaj ku bëhet përballja nëse nuk bëhet këtu, bëhet në vend tjetër.

Doni këtë ju?  E bëjmë edhe këtë po të doni, atëherë ka përballje tjetër. Është trup i botës, ne nuk kemi mbaruar fjalën ju votoni”, tha Shehu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit