-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas ultimatumit të Ramës, boshatiset ambasada e Iranit

Kryesoret

Ka nisur boshatisja e ambasadës së Iranit, pas afatit 24-orësh të vendosur nga kryeministri Edi Rama.

Mbi 70 persona që punojnë në këtë institucion, duhet të braktisin godinën. Në orët e paradites janë parë një numër i  konsiderueshëm i tyre që largohen.

Largimi i ambasadës iraniane po bëhet për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me të.

Kryeministri Rama tha se qeveria së bashku me partnerët kanë vërtetuar me prova se regjimi i Teheranit qëndron pas sulmit kibernetik të 15 korrikut mbi shërbimet publike në Shqipëri.

Në orët e mbrëmjes së djeshme ka filluar edhe largimi i diplomatëve, ndërsa në ambientet e brendshme është parë që të ketë tym dhe flakë, ku mesa duket po digjen dokumentacione.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit