-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullimi i “Air Albania”-s, eksperti: Turqit po ikin, po përdoret skema e “Belle Air”

Kryesoret

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) pezulloi aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues. Kompania ajrore dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku garantuan dje se gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt.

“Jam informuar që është një proces rutinë, u ndodh disa kompanive kur nuk dorëzojnë dokumentacionin e duhur. Kështu që është i është kërkuar Air Albania, një nga pronarët është Turkish Airlines, ndoshta i pa mësuar me rregullat e Shqipërisë për të dorëzuar përfituesit fundorë.

Di që do të kryhet sot (dje). Nuk është e jashtëzakonshme” tha Balluku.

Por eksperti i aviacionit civil, Dritan Goxhaj i kontaktuar nga “5pyetjet.al” jep një tjetër version të skemës, që sipas tij po përgatitet.

Ai u shpreh se turqit, po bëhen gati që të ikin, duke e krahasuar skemën të njëjtë si me “Belle Air”. Sipas tij gabimi ka qenë i shtetit që e ka lejuar të veprojë Air Albanian deri tani pa dorëzuar bilancet.

“Nuk ka asnjë hapësirë ligjore që e lejon këtë gjë, që të mos dorëzohen bilancet. E ka lënë shteti të funksionojnë sikur kanë dashur ata. Çdo kompani ka një statut, që ka një pikë për paraqitjen e bilanceve edhe brenda kompanisë minimalisht njëherë në 6 muaj.

Duhet t’ja paraqesin shtetit. Por njëri nga punonjësit që është shteti me 10% aksione, i bie të ketë qenë drejtori i AlbControlit.

Tani, ky a e ka kërkuar ndonjëherë ky? E dyta kodi ajror i Shqipërisë e përcakton, që kur jepet licenca e operimit ajo parasheh që njëherë në tre muaj kompania duhet të paraqesë bilancin.

Në rast se nuk e paraqit bilancin dy herë rresht, për gjashtë muaj atëherë hiqet licenca, pezullohet gjithçka. Kjo nuk ka ndodhur për tre vite.

Nuk ka paraqitur asnjë bilanc. Kjo tregon se shteti nuk ka funksionuar fare. E lanë investitorin që të bëjë si të dojë.

Shteti i ka institucionet për t’ju treguar kompanive dhe njerëzve rregullat. Po ashtu edhe tatimet në rast se ju nuk paraqitni bilancet. Shteti nuk ka shkuar asnjëherë tek kjo kompani.

Pse ndodhi tani? Duket se turqit duan të tërhiqen si në Bosnje, atje e bënë për një vit, këtu për tre vite. E njëjta gjë që ndodhi me “Belle Air”. Është e njëjta skemë.

Autoriteti i Aviacionit duhet të pezullonte kompaninë, fluturimet dhe ta merrte nën kontroll dhe të kryente ato fluturime që kanë prerë biletat dhe të ndalonte shitjen e biletave të reja” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit