-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Serbia e dobët përballë Kosovës”, Petkoviç i kundërpërgjigjet Kuritit : Kujdes kur tregon “muskujt”

Kryesoret

Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të kryeministrit Albin Kurti i cili tha sot se “sa më e dobët që është Serbia karshi Kosovës, aq më shumë po egërsohet”.

Petkoviq në një reagim për media ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “është i fortë vetëm në prishjen e marrëveshjeve, retorikën antiserbe, shkeljen e të drejtave njerëzore dhe politike të serbëve, popullzimin dhe demagogji”

“Kur Albin Kurti mundohet të ushtrojë muskujt ndaj serbëve të Kosovës dhe Beogradit zyrtar, duhet të mendojë dy herë, sepse nuk do t’i sjellë asgjë të mirë, as nuk do t’i zgjidhë problemet e tij me kufizimet e energjisë elektrike, grevat e arsimtarëve, qytetarët e pakënaqur të cilët çdo ditë shprehin rebelim social në gjithë Prishtinën”, thuhet në deklaratën me shkrim.

Petkoviq pyeti se për çfarë demokracie flet Kurti kur është e mundur që dhunuesi i një vajze të mitur nga Kosova të marrë të njëjtin dënim me burg si i riu që donte të festonte Vidovdanin.

“Nuk ka dyshim se gjatë dhjetë ditëve të fundit, Kurti mundi vetëm të shikonte me zili se si Beogradi ishte qendra e nismës së Ballkanit të Hapur, që mijëra serbë në veri të Kosovës e pritën me krenari kryeministren e tyre Ana Brnabiq dhe në fund detaje nga vizita madhështore e presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan në Beograd, pas së cilës u premtua dorëzimi i dronëve Bajraktar”, thuhet në reagimin e Petkoviq./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit