-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studimi: Detet do të “gëlltisin” një pjesë të Amerikës

Kryesoret

Qindra mijëra shtëpi, zyra dhe prona të tjera private në SHBA janë në rrezik serioz për të qenë nën ujë në dekadat e ardhshme, paralajmëron OJQ-ja Climate Central në një studim.

Rritja e nivelit të detit, si pasojë e krizës klimatike, prej vitesh është nën mikroskopin e shkencëtarëve ndërkombëtarë.

Megjithatë, Climate Central zgjodhi të”projektojë parashikime shkencore të rritjes së nivelit të ujit në krye të planeve të qyteteve të SHBA-së në një përpjekje për të vlerësuar afërsisht se sa pasuri të paluajtshme do të jenë në rrezik në dekadat e ardhshme.

Më konkretisht, sipas hulumtimit, afro 650,000 parcela toke në pronësi private, me një total deri në 17.6 milionë hektarë tokë, do të jenë nën kufijtë e ndryshimit të baticës deri në vitin 2050. Toka e prekur mund të arrijë në 36.4 milionë hektarë deri në vitin 2100.

Sipas të njëjtës analizë, vlera totale e pasurive të paluajtshme në rrezik për të qenë nën ujë në SHBA deri në fund të shekullit është mbi 108 miliardë dollarë.

Sa i përket zonave më të rrezikuara, ato ndodhen kryesisht në Gjirin e Meksikës dhe në bregdetin e Atlantikut. Luiziana, Florida, Karolina e Veriut dhe Teksasi janë në rrezik, ndërsa probleme priten edhe në New Jersey, New York dhe Maryland./Washington Post

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit