-sidi education-spot_img
24.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Përmet, pasagjerja në gjendje të rëndë

Kryesoret

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Përmet-Çarshovë. Një automjet tip Toyota është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë të aksidentit ka mbetur e lënduar pasagjerja. Kjo e fundit është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Përmetit.

Rreth orës 17:45, në aksin rrugor Përmet – Çarshovë, në vendin e quajtur “Strëmbec”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin J. L., 30 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me barrierat anësore të urës dhe më pas ka dal nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetasja L. U., 41 vjeçe, e cila është transportuar në Spitalin e Përmetit, për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit