-sidi education-spot_img
23.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Charles heq dorë nga bamirësia: Do i përkushtohem detyrës së monarkut

Kryesoret

Mbreti Charles III ka vendosur ti përkushtoi më pak kohë bamirësive, duke ja besuar këto të fundit gruas së tij, Kamillës. Pasi ai do të angazhohet plotësisht në detyrën e tij si monark.

“Jeta ime sigurisht që do të ndryshojë ndërsa marr përgjegjësitë e mia të reja,” tha mbreti. 

“Nuk do të jetë më e mundur që unë të jap kaq shumë nga koha dhe energjitë e mia për bamirësitë dhe çështjet për të cilat më intereson aq thellë. Por unë e di se kjo punë e rëndësishme do të vazhdojë në duart e besuara të të tjerëve,” shtoi ai.

Pritet që monarku britanik të jetë rreptësisht apolitik, një angazhim të cilin Mbretëresha e mbajti me vendosmëri gjatë gjithë mbretërimit të saj.

Charles ka qenë i përfshirë në një sërë kauzash bamirësie dhe ka pasur një fokus të veçantë në mjedisin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit