Ndërsa bulevardi kryesor i Tiranës mbushej për të gjashtën ditë me mijëra qytetarë në protesta, Partia Socialiste organizoi festën e saj në Vlorë, duke shpërndarë dekorata për militantët dhe duke treguar forcën e saj.
Tubimi u shoqërua me tension, pasi punonjësit e sigurisë i heqën pankarta disa protestuesve të rinj. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama foli edhe për projektin e Zvërnecit, duke e lidhur zhvillimin e Vlorës me mesazhe më të gjera për shoqërinë.









