Paraditen e sotme në Portin e Vlorës ka mbërritur njëra nga anijet që do të prodhojë energji elektrike.
Shqipëria ka marrë me qera dy anije që prodhojnë energji elektrike.
Bëhet fjalë për një marrëveshje 2 vjeçare të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anijet do vendosen në triportin e Vlorës.
Anijet të tilla kanë të instaluar një termocentral i cili bënë të mundur furnizimin me elektricitet, ato janë vetëlëvizëse, të gatshme për të hyrë në infrastrukturë për vendet në zhvillim që futen në rrjetet kombëtare aty ku kërkohet.
Ato mund të ankorohen në një vend për një kohëzgjatje mesatare prej tre deri në pesë vjet me qira, ndërsa në vendin tonë ato do të përdoren për 2 vjet.
Në 2010 një kompani turke ishte ajo që e zhvilloi më tepër këtë teknologji duke bërë të mundur furnizimin me elektricitet të disa vendeve në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Azinë Jugore.
Bëhet fjalët për kompaninë Karpowership, e cila prodhoi 25 anije të tilla.
Mësohet se këto anije prodhonin deri në 144 MW energji për orë, por ende nuk dihet se 2 prej tyre do të mbërrin në brigjet tona.










