-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Princ Leka publikon foton e Mbretëreshës Elisabeth II me Nënë Terezën

Kryesoret

Me shprehjen e ngushëllimeve për vdejen e Mbretëreshës Elisabeth II, Pricn Leka ka publikuar një foto të saj me Nënë Terezën kur e ka dekouar në vitin 1983  me titullin “Order of Merit”.

Princ Leka thekson më tej se Elizabeth II  ishte dëshmi e gjallë e mishërimit të sovranitetit kombëtar.

“Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II, prehet sot në paqe pas më shumë se 70 vitesh në shërbim ekskluziv të shtetit, të popullit britanik dhe të 14 kombeve të Commonëealth anembanë rruzullit që e njihnin për sovranen e tyre.

Dëshmi e gjallë e mishërimit të sovranitetit kombëtar në aspektin e vet më përbashkues, Elizabeth II përfaqëson mesazhin e pakohshëm të vazhdimësisë së shtetit, të Kurorës, që qëndron i palëkundur me përkushtim dhe vetëdije përballë sfidës dhe pasigurive.

E lidhur prej gjakut, ndonëse prej së largu, me Mbretëreshën Geraldinë, ajo do te mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar, kudo ku ndodhet, dhe madheshtisë së shtetit që është streha dhe mburoja e shoqërisë.

Më pëlqen që këtë homazh ta shoqëroj me fotografinë e çastit intim kur Mbretëresha dekoroi shqiptaren e madhe Nënë Terezën me Order of Merit, në vitin 1983.

Zoti e pranoftë në mëshirën e tij dhe i priftë mbarë Madhërisë së Tij Britanike, Mbretit Charles III.”, shkruan Princ Leka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit