Presidentë, kryeministra, monarkë dhe udhëheqës në mbarë botën kanë bërë homazhe për jetën dhe shërbimin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Qytetarët britanikë jashtë Pallatit Buckingham qanë kur zyrtarët vendosën një njoftim që konfirmonte vdekjen e mbretëreshës në portat prej hekuri të shtëpisë së mbretëreshës në Londër dhe
Tashmë kanë filluar përgatitjet për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth dhe sipas protokollit Mbretëria e Bashkuar hyn në një periudhë zie 10-ditore.
Për shkak se Mbretëresha Elizabeth vdiq në Skoci, operacioni Unicorn pritet të zbatohet për të transportuar trupin në Londër.
Kjo, duke reflektuar mbi një mbretërim 70-vjeçar që përfshiu disa nga momentet më të trazuara dhe vendimtare në historinë moderne britanike dhe botërore.
Ndër fjalët e përdorura më shpesh ishin “detyrë”, “e palëkundur” dhe “e vazhdueshme”, por u përmend gjithashtu sensi i humorit të saj, jeta dhe roli i saj si nënë, gjyshe dhe si monarke.
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe zonja e parë, Jill Biden, shkruan: “Madhëria e saj Mbretëresha Elizabeth II ishte më shumë se një monarke. Ajo përcaktoi një epokë”.
Çifti Biden vunë në dukje gjithashtu se Mbretëresha “një grua shteti me dinjitet dhe qëndrueshmëri të pakrahasueshme” .
Pak minuta pasi u njoftua për vdekjen e Mbretëreshës, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, postoi një fotografi të thjeshtë të Mbretëreshës në profilin e tij në Twitter, e pashoqëruar me asnjë fjalë.
Në një mesazh të mëpasshëm, ai shkroi: “Madhëria e saj Mbretëresha Elizabeth II mishëroi vazhdimësinë dhe unitetin e kombit britanik për më shumë se 70 vjet.









