Ish-kryebashkiakja e Përrenjasit Miranda Rira ka denoncuar gjendjen e librave të fëmijëve që ofrohen falas nga qeveria.
Sipas saj tekstet e shkarravitura dhe të përdoruara e demotivojmë fëmijën që të arrijnë rezultate të mira në shkollë.
“Si mund një fëmijë në klasë të tretë të kultivojë njohuri të reja me një tekst që është shkarravinë? Ky tekst e demotivon fëmijën, mësuesin, e ajo që është më kryesorja krijon në klasa grupe paralele se unë e jam e sigurt si çdo prind, sakrifikojnë dhe Gjuhën Shqip do e blej të re se ky tekst nuk mund të përdoret përgjatë një viti.,” tha ajo
Gjithashtu Rira shtoi se e gjitha kjo është propagandë dhe se arsimi falas nuk ekzistoni.
Ku e kanë arsimin falas? Kjo është luga bosh që u japim sot ne fëmijëve shqiptarë. Fëmijët s’kanë vetëm nevojë për tekste, por për ngjyra, çantën, atletet, kostoja është shumë e lartë. Propaganda për një arsim falas me libra të shkatërruar është bajate të cilës po i vjen fundi. Ju zonja Kushi këto libra do përdorni për fëmijët tuaj?, shtoi Rira.









