Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth sipas protokollit Parlamentit anglez u mblodhën sot për të shprehur ngushëllimet.
Kryeministrja e sapoemëruar Liz Truss tha se “Madhëria e Saj Mbretëresha Elizabeth ishte një nga udhëheqësit më të mëdhenj që bota ka njohur ndonjëherë” dhe “shkëmbi mbi të cilin u ndërtua Britania moderne”.
“Janë dërguar homazhe nga çdo kontinent në mbarë botën”, shton ajo. “Ne kujtojmë zotimin që dha në ditëlindjen e saj të 21-të për t’ia kushtuar jetën shërbimit. Kurrë një premtim nuk është përmbushur kaq plotësisht”, shtoi ajo.
Duke vazhduar fjalimin e saj kryeministrja Liz Truss thotë se ajo foli me Mbretin Charles III mbrëmë. “Edhe pse ai vajton, ndjenja e tij e detyrës dhe shërbimit është e qartë,” thotë ajo.









