-sidi education-spot_img
26 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua në korrik, vendoset fati për kritikun e Putinit

Kryesoret

Një gjykatë në Moskë ia ka zgjatur paraburgimin politikanit të opozitës, Ilya Yashin, i cili u arrestua në korrik për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë ruse.

Gjykata e rrethit Basmanny vendosi më 9 shtator se ai duhet të qëndrojë në paraburgim deri të paktën më 12 nëntor.

Yashin, 39 vjeç, është kritik i hapur i Kremlinit dhe një nga të paktët politikanë të shquar të opozitës që është ende në Rusi.

Para arrestimit, ai u gjobit katër herë me akuzën e diskreditimit të ushtrisë ruse për kundërshtimin e tij të hapur ndaj luftës në Ukrainë.

Yashin tha në qershor, pasi u arrestua me akuzën e mosbindjes, se autoritetet ruse po përpiqeshin ta detyronin të largohej nga Rusia, gjë që ai refuzon ta bëjë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit