-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodhi 140 mln euro, gjykata liron nga burgu mashtruesin kinez

Kryesoret

Liangbin Chen, një shtetas kinez, që u arrestua në Rinas për mashtrim prej 140 mln eurove është lënë në arrest shtëpie nga gjykata e Tiranës

Chen u arrestua në korrik pas rezultonte në kërkim ndërkombëtar për grabitje me anë të mashtrimit.

Pas arrestimit në Rinas, u zbulua se ai vinte nga Dubai dhe mashtronte nëpërmjet kompjuterave.

Programuesi kinez njihet si kreu i një grupi që mashtronte me shitje celularesh dhe kompjuterash.

Njoftimi i policës në 21 korrik

Falë bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas me Interpol Tirana, u bë arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit kinez L. C., 32 vjeç.

Gjatë procedurave të regjistrimit, në hyrje të RSH-së, ky shtetas ka paraqitur një pasaportë kamboxhiane. Pas verifikimeve nga Policia, ky shtetas rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Pekini/Kinë, pasi autoritetet gjyqësore kineze i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodit Penal kinez.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit