-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhdukja e mistershme e të riut! Zona rrethohet me motorë, dronë dhe qen

Kryesoret

Prej 5 ditësh ende vijon që të jetë i zhdukur Meledin Adili.

26-vjeçari nga fshati Borje i Kukësit kishte dalë nga shtëpia dhe ishte drejtuar për në Bjeshkët e Sharrit, ne kufirin Shqipëri – Kosovë për të mbledhur boronica. Por prej atij momenti humbi kontaktet me familjen.

Operacioni i kërkim shpëtimit që ende vijon është shtrirë në të dy anët e kufirit. Në anën e Kosovës, veç policisë në kërkim janë përfshirë edhe forca të FSK–së, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetarë.

Meledin Adili

Operacionit i është bashkuar edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë si dhe hetuesit rajonal të Dragashit për të marrë rastin në kompetencë.

FSK-ja ka përdorur për kërkim edhe qentë e terrenit dhe motoçikleta me 4 rrota për terren malore.

Po ashtu kanë bërë edhe Policia e Kukësit. Bjeshkët po kontrollohen edhe me dronë. Por 5 ditë kërkime intensive nuk kanë dhënë rezultat. Nga i riu ende nuk ka asnjë gjurmë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit