-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj kujton sulmin e 11 shtatorit, ka dy fjalë dhe për punën e qeverisë

Kryesoret

Sot Amerika kujton 21-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, në lidhje me këtë kanë reaguar shumë figura publike.

Me anë të një postimi në Twitter, ka reaguar dhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj i cili shkruan se sot ne nderojmë të gjithë ata që humbën dhe dhanë jetën në sulmet terroriste vdekjeprurëse të 11 shtatorit

Gjithashtu Begaj ka dënuar edhe sulmin kibernetik që goditi vendin duke bërë thirrje për përforcimin e lidhjeve me partnerët dhe aleatët e vendit.

“Sot ne nderojmë të gjithë ata që humbën dhe dhanë jetën në sulmet terroriste vdekjeprurëse të 11 shtatorit kundër SHBA-së dhe demokracisë, të cilat ndryshuan përgjithmonë.
Sulmet e fundit kibernetike në infrastrukturën tonë jetike na kujtojnë se siguria kombëtare është një përparësi kryesore. Ne duhet të ndërtojmë dhe zhvillojmë aftësitë tona kombëtare duke forcuar lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur sigurinë e vendeve dhe njerëzve tanë.”,
shkruan në Twitter Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit