-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doli për të blerë pica, përplaset për vdekje shqiptarja në SHBA

Kryesoret

Paulina Ndrecaj, një 59-vjeçarje shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë në Bronks të Nju Jorkut shumë pranë shtëpisë së saj.

Ndrecaj kishte dalë për të blerë pica kur një makinë hipi në trotuar dhe e përplasi drejt një gardhi metalik. Për pasojë shqiptarja u ça nga një shufër hekuri. Ajo ndërroi jetë gjatë operimit në spital.

Paulina ishte nënë e tre fëmijëve dhe kishte një nip. Fran Ndrecaj, 71 vjeç, burri i të ndjerës ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur aksidenti dhe ka dëgjuar zhurmë të fortë kur makina është përplasur.

“I kishte rënë të fikët. Kishte humbur shumë gjak, gjak i cili i dilte nga goja dhe nga hundët”, ka rrëfyer Ndrecaj.

Ngjarja ishte tronditëse edhe për fëmijët. “Ishte një grua e mirë dhe e ëmbël. Nuk e meritonte këtë. Ishte katër hapa larg nga shtëpia”, është shprehur Diana vajza e Paulinës.

Diana Ndrecaj ia ka vënë fajin një korsie biçikletash të sapo instaluar jashtë ndërtesës. Sipas saj konfigurimi i ri në rrugë ngatërron shoferët.

“E shihni? Duket sikur janë të parkuara dyfish, apo jo? I huton njerëzit. Nuk ka pasur kurrë një aksident këtu. Ai ndoshta ka kërcyer bordurën,” tha ajo./’Nypost

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit