Ditën e sotme Policia e Vlorës ka arrestuar tre të rinj. Një 33-vjeçari me iniciale R.Z në Dhërmi, iu vendosen prangat pasi iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe MDMA si dhe disa tableta lëndë narkotike e dyshuar Ekstazi.
Ndërsa një 34 vjeçar, me iniciale E. Gj, u arrestua pasi në Radhimë, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte dhe gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sattiva.
Në prangat e policisë ka përfunduar edhe 19-vjeçari M.H, pasi dyshohet se ka transportuar me një automjet tip “Volksëagen”, 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.