-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthimi i basteve, Zëri i Amerikës: Rrezik nga krimi, por përfitimet janë të majme

Kryesoret

Në Shqipëri është çelur një debat pas propozimit të federatave sportive për rikthmin e basteve sportive on line. Përfaqësues të tyre argumentuan se nisma ka për qëllim financimin e sportit nga të ardhurat pas taksimit.

Autoritetet zyrtare e kanë marrë në shqyrtim këtë propozim dhe janë në fazën e dëgjesave publike, duke pranuar se ndalimi i basteve dhe lojrave të fatit në Janar të vitit 2019. Këtu përjashtoheshin kazinot në hotelet me 5 yje, nxiti aktivitetin informal të tyre. Përfaqësues të opozitës dhe ekspertë mendojnë se kjo industri ka nevojë për një disiplinim të thellë, pasi mund të nxisë krimin dhe korrupsionin.

Në Shqipëri është çelur kohët e fundit një debat për legalizimin e basteve sportive on line. Propozimi ka ardhur nga qarqet sportive, të cilat thonë se të ardhurat nga taksimi i tyre mund të përdoren për të financuar sportin në vend.

Mbyllja e tyre në Janar të 2019-ës u argumentua nga zyrtarët me dëmin ekonomik dhe social. Që po shkaktonte aktivititeti i mbi 4 mijë qendrave të basteve që ekzistonin në vend, dhe me shkeljen e mjaft kritereve si largësia nga njëra-tjetra. Qeveria tha se na atë kohë kjo industri pastronte para dhe financohej në mjaft raste nga krimi i organizuar.

Përfitimet nga industria e basteve

“Kjo është një industri që xhiron në vit një mesatare prej 700 milionë euro” – tha kryeministri i Shqipërisë në tetor të vitit 2018.

Edhe pse drejtues të qeverisë thanë në atë kohë, se qytetarët shpenzonin rreth 700 milion euro në vit në lojëra fati. Ekspertë dhe përfaqësues të opozitës thonë sot se qeveria ishte përgjegjëse për këtë situatë pasi lejoi monopolin e lojërave të fatit, dështoi në menaxhimin e tyre, si dhe nuk arriti t’i ndalojë ato.

“Në asnjë moment lojrat e fatit nuk kanë qenë të ndaluara apo të pezulluara. Mund të ketë patur përqendrim të tyre dhe informalitet të lartë. Mund të ketë patur operacione që kanë vazhduar dhe janë zhvilluar nën hundën e qeverisë. Grupet kriminale e kanë vazhduar luftën për kontrollin e këtij sektori, por në asnjë moment nuk ka patur një pezullim apo ndalim të plotë të lojrave të fatit. I vetmi që e ka pësuar nga gjithë kjo histori ka qenë buxheti i shtetit pasi të ardhurat kanë shkuar në informalitet”– u shpreh për Zërin e Amerikës Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit të Integrimit.

Sipas të dhënave zyrtare, në buxhetin e shtetit të ardhurat nga lojrat e fatit në vitin 2018, viti i fundit para së të mbylleshin, ishin rreth 55 milionë euro, dhe një vit më pas, pasi ishin mbyllur, të ardhurat ranë me 43 milion e 400 mijë euro ose me rreth 80%.

Ndikimi i tyre në buxhet sipas ekspertëve, edhe pse në kushte informaliteti të lartë, ishte i konsiderueshëm, ndërkohë që mbi 7 mijë qytetarë humbën edhe vendet e punës.

LEXO KËTU SHKRIMIN E PLOTË

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit