-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asnjë gjurmë nga Vis Martinaj, Rrumbullaku u jep 100 ditë kohë dhe 3 porosi policëve

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku u ka lënë 100 ditë kohë policës së shtetit për të bërë ndryshimet në botën e krimit.

Ai u ka kërkuar që të intesifikojnë kërkimet dhe të lokalizojnë të shumë kërkuarit e drejtësisë, përfshirë këtu edhe më të përfolurin Ervis Martinaj. Po ashtu, një tjetër kërkesë ka qenë ajo e ndryshimit të komunikimit me qytetarët.

Ndryshoni menjëherë metodologjinë e punës, duke filluar nga drejtori e deri te shefi i seksionit, mos komandoni nga zyrat por dilni në terren, kontrolloni, mbështesni, ndihmoni dhe orientoni shërbimet që keni në varësi, për të përmbushur sa më mirë detyrën në shërbim te qytetarëve.

Kërkoj impenjim maksimal dhe profesional, për hetime të thelluara, duke bashkëpunuar me prokuroritë respektive dhe agjencitë ligjzbatuese.

Intensifikoni masat, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë.

Intensifikoni kontrollet në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve nakotike në terren të hapur dhe në ambiente të mbyllura.

Grumbulloni informacion për lokalizimin dhe mundësoni kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri ose me lëndë narkotike.

Krimi ekonomik të zhvillojë hetime proaktive kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Të përmirësohet sa më parë komunikimi i shërbimeve të Rendit dhe i shërbimeve të Policisë Rrugore, me qytetarët,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit