-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta 4 pyetje Veliajt: Rama dhe SPAK plan për vjedhjen e zgjedhjeve lokale

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh nga dera e inceneratorit të Sharrës se investimi i premtuar nuk u realizua dhe milionat e eurove u zhdukën duke u vjedhur.

Akuza kishte edhe për Erion Veliajn. Gjithashtu ish-presidenti sulmoi SPAK-un, që sipas tij nuk po vepron.

Ku është investimi 128 mln euro? A e merr sot kjo bashki shërbimin që paguhet 29 euro për ton? Ku ndodh incenerimi? Pse ka frikë qeveria nga transparenca? Pronari pa emër duhet të kishte investuar 128 mln euro sipas kontratës.

Ju e dini kush është n/kontraktori që bëri punimet? Klodian Zoto që ka marrë 27 mln euro nga inceneratori i Tiranës që nuk ekziston dhe i ka justifikuar me firmat e njerëzve që janë ndarë nga kjo botë përmes falsifikimeve.

Ishte mega firma e Veliajt që i dha jetë kësaj afere, pa mbledhur këshillin bashkiak dhe duke shkelur ligjin. Me këtë firmë të paligjshme Veliaj futi në borxh të gjithë qytetarët për 30 vite.

Ka një koordinim perfekt mes rilindjes dhe SPAK-ut që të vidhen edhe zgjedhjet vendore dhe pastaj të dënojnë ndonjë bedel të dorës së dytë. A nuk vepruan kështu me ish-ministrin dhe deputetin.

Denoncimet u bënë katër muaj përpara zgjedhjeve. Do të shkojmë në cdo skenë krimi, ato janë të shumta në të gjithë Shqipërinë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit