Më shumë se dy orë ka zgjatuar takimi mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti në “vilën 31” në Tiranë.
Takimi nisi rreth orës 14:00 dhe përfundoi në 16:20. Në takim, Albin Kurti shoqërohej nga ministri Murati. Edi Rama ishte i vetëm.
Tema e bisedës nuk dihet, por aludimet ishin të shumta. Mediat në Kosovë raportuan se Albin Kurti anuloi një konferencë në Kosovë dhe u tha gazetarëve se kishte një takim urgjent duke u nisur drejt Tiranës.
Takimi erdhi pak ditë para se Rama t’i i drejtohet Këshillit të Europës lidhur me rezolutën që ka miratuar parlamenti për raportin e Dick Marty.
Raportet mes dy kryeministrave nuk janë në nivelin më të mirë pas divergjencave të forta për nismën e “Ballkanit të Hapur”.