-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Momenti, vrasësi i “Pipit” futet në gjyq, dështon seanca

Kryesoret

Shtyhet për herë të dytë seanca për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Arbër Paplekaj mbërriti në gjykatë nën masa të forta sigurie. Pro seanca u shty për shkak të mungesës së avokatëve.

Në cilësinë e dëshmitarëve ishin edhe ish-nëndrejtori i policisë Niko Palla (aktualisht i pezulluar nga detyra) dhe efektivja e Shqiponjave që mbeti e lënduar Xhensila Sota.

Prokuroria e Elbasanit do t’i kërkojë Gjykatës caktimin e një avokati për të akuzuarin Paplekaj, pasi për 4 herë me radhë ka dështuar seanca gjyqësore ndaj tij për shkak të mungesës së palës mbrojtëse.

Prokuroria mbylli hetimet më 25 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen e Paplekës, i cili akuzohet për vrasje. Për gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj, është pushuar akuza.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit